Drejtoi makinën në mënyrë të rrezikshme në Kaçanik, gjobitet 21 vjeçari

11:31 | 22 Shkurt 2024
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18 shkurt në rrjetet sociale ka qarkulluar një video inçizim, ku në hyrje – dalje të autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’ në fshatin Doganaj të Kaçanikut, një shofer ka drejtuar veturën e tij në mënyrë të rrezikshme, duke rritur vrullshëm shpejtësinë.

Sipas policisë, shoferi është identifikuar dhe ndaj tij ëshët shqiptuar gjobë kundërvajtëse me dënim prej 150 euro dhe 1 pikë negative, shkruan Arbresh.info.

“Me datën 18.02.2024 në rrjetet sociale ka qarkulluar një video içizim, ku në hyrje – dalje të autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’ në fshatin Doganaj të Kaçanikut, një shofer ka drejtuar veturën e tij BMË me targa vendore në mënyrë të rrezikshme, duke rritur vrullshëm shpejtësinë, përkatësisht duke e nisur nga vendi në atë mënyrë që të shkaktojë rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Policët e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë shoferin A.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar, të cilin me datën 21.02.2024 e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse me dënim prej 150 euro dhe 1 pikë negative. Shoferi A.B në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar në komunikacion.”, njofton policia.

Me këtë rast, policia e Ferizajt ka bërë apel që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/

Të ngjashme