Policia e Kosovës sot rreth orës orës 05:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt ka ndaluar një 27 vjeçar i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 05:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt ka ndaluar shoferin D.M (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit ka rezultuar me 0.85 promila.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te të gjithë shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë veturat nën ndikimin e alkoolit.
Po ashtu, ka ftuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim me policinë për të lajmëruar kundërvajtjet./Arbresh.info/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...