Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për shkak se gjatë drejtimit të veturës në gjendje të dehur ka shkaktuar vet-askident.
I njëjti, sipas policisë, ka dëmtuar edhe dy shtylla anësore të rrugës, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil.
“NGASJA NË GJENDJE TË DEHUR Prishtinë 30.10.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës me targa vendore kishte shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...