Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka njoftuar se ka shqiptuar një dënim ndaj një drejtuesi të automjetit, pasi është identifikuar se ka lëvizur me shpejtësi prej 137 km/h, edhe pse kufizimi i shpejtësisë është deri në 50 km/h në rrugën Gjakovë-Prizren.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një vit.
Njoftimin i plotë:
Njësitet patrulluese në kuadër të stacionit Policor në Gjakovë, të mërkurën në orën 23:35 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 137 km/h.
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.
Stacioni Policor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...