Tre persona janë dënuar në tri ditët e fundit, për komentet kërcënuese të cilat i bënë në rrjetet sociale.
Dy prej rasteve kishin të bëjnë me kanosje ndaj dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kurse një tjetër për një gazetar.
Në të gjitha këto raste, u dënuan mërgimtarë, por që sigurisht nuk janë të vetmit, dhe kërcënimet e kanosjet janë bërë të zakonshme në rrjete sociale.
“Konsideroj fillimisht se theksi nuk duhet të vihet se ata janë mërgimtarë, sepse është një problematikë mjaft e shprehur këtu në Kosovë, ku konsideroj që një pjesë e madhe e popullsisë nuk janë fare të vetëdijshëm për pasojat e komunikimeve të tyre në rrjetet sociale në veçanti. Konsideroj se institucionet e drejtësisë duhet të kenë kampanja vetëdijësuese ku qytetarëve u bëhet e ditur se postimet e tyre kërcënuese, postimet e tyre që nxisin gjuhë të urrejtjes, janë të sanksionuara dhe përbëjnë vepër penale”, ka deklaruar Labinot Leposhtica – BIRN.
E më shumë rëndësi se dënimet, profesori universitar, Faton Ismajli, thotë se është edukimi.
“Edukimi formal ose jo formal për mënyrën e përdorimit të mediave është zgjidhja. Edhe edukimi i njerëzve që mos ta marrin drejtësinë dhe mos ta marrin rrjetin social si diçka hajgare. Rrjeti social është media, në të cilën ti duhet të kesh kujdes çka shkruan, sidomos kur kërcënon dhe kanos”, ka thënë Faton Ismajli – Profesor universitar.
Ai thekson se kohët e fundit, e ka vërejtur një trend në rritje që ka të bëjë me kërcënimet online.
“Duket se ka edhe lidhje partiake. Pra, kryesisht përkrahësit e një partie politike, në këtë rast partisë në pushtet kanë bërë kërcënime. Duket se ata janë të përfshirë në emocionet, në manipulimet që ua ka shkaktuar partia për t’i përkrahur, mirëpo ata kanë shkuar një hap më tutje. Nuk po dijnë ta dallojnë përkrahjen nga kërcënimet, nga kanosja”, ka shtuar Faton Ismajli – Profesor universitar.
Caku më i shpeshtë i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale, janë politikanët dhe gazetarët.
Madje, shumë përdorues të rrjeteve sociale, nuk i ndalën fyerjet e kanosjet edhe në rastet kur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi për ndonjë sulm ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës.
“Edhe po punoni në shërbim të tyre, edhe po ju pagujn, e ne fund po ju rrehin. Qeshtu gjithë e kanë …, kur ta hupin betejen i rrahin bashkëpunëtorët e tyre”/dukagjini
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...