Drecun: Serbia merr fund nëse pranon pavarësinë e Kosovës

08:59 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Kreu i Komitetit parlamentar të Serbisë për Kosovën tha se faza përfundimtare e dialogut Beograd-Prishtinë po afrohet dhe se aktivitetet diplomatike duhet të rriten, duke shtuar se Serbia nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Milovan Drecun, i Partisë Progresive Serbe në pushtet shtoi se diskutimi i statusit final të Kosovës kërkon një format të ri të negociatave.

Sipas tij,  nëse bisedimet përfshijnë statusin përfundimtar të Kosovës dhe jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve, ata duhet të marrin një format tjetër, sepse “Unë nuk jam i sigurt se Bashkimi Evropian ka fuqinë, kapacitetin dhe autoritetin për t’i dhënë fund asaj “, transmeton Arbresh.info.

Drecun tha se vija e kuqe e cila Serbia nuk do të kalonte në lidhje me Kosovën është ta njohë “shtetin e vetë deklaruar ashtu siç është, ta trajtojë atë si një vend fqinjë dhe t`ia lejojë një ulëse në OKB”, duke shtuar se një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme nuk mund të mbulojë të gjitha këto çështje.

Por, tha ai, “në ditët në vijim, dialogu duhet të forcohet dhe të kthehet në negociata të përhershme”.

Drecun tha se Beogradi duhet të kthehet më shumë nga SHBA-ja që ka ndikim mbi Prishtinën dhe pesë vendet anëtare të BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për një referendum të mundshëm mbi Kosovën, ai tha se nëse gjendet një zgjidhje me Prishtinën, “mënyra më demokratike do të ishte që qytetarët të thonë nëse kjo zgjidhje ishte e mirë”.

Nëse përgjigja do të ishte jo, Drecun beson se autoritetet e tanishme duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Në atë situatë, vullneti i popullit duhet të testohet në zgjedhje”, shtoi ai.

 

Të ngjashme