Kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun thotë se Serbia ia dha Gjykatës Speciale strukturën e UÇK-së dhe e priste që ky proces të quhej “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Nga kontaktet që kishte pasur me prokurorë në Gjykatën Speciale, Drecun ishte interesuar se në çfarë drejtimi po shkonin hetimet për pjesëtarët e UÇK-së, për t’u siguruar se do të hetoheshin krerët më të lartë të saj dhe për këtë kishte punuar personalisht
Drecun, i cili në emër të grupit punues ka përgatitur dosje për Gjykatën Speciale në Hagë, në një intervistë për televizionin serb TV Happy, ka konfirmuar bisedat me njerëz nga Dhomat e Specializuara, të cilët i kishte orientuar se nga duhet të fokusohej puna e tyre.
“Pika e kthesës ka qenë, shumë mirë më kujtohet ajo bisedë, e cila ka qenë pas takimit me grupin punues, kur kam biseduar në mënyrë joformale me njerëz nga Dhomat e Specializuara, kur kam dashur ta shoh se në fakt në cilin drejtim po shkonin hetimet e tyre”.
“Kam filluar me bisedën për zinxhirin e hierarkisë komanduese të UÇK-së. Ata, mund të them, kanë qenë disi të hutuar me gjithë këtë dhe kanë pyetur nëse ka dëshmi se si UÇK-ja terroriste ka qenë e strukturuar, që saktë të dihet zinxhiri komandues, por që këto të mos jenë dëshmi tonat, në kuptimin që ‘ja ne kemi dëgjuar diçka dhe këtë e kemi shënuar’, duke e krijuar hierarkinë e zinxhirit komandues, por që a posedojmë dokumente nga shtabet e organizatës terroriste të UÇK-së, me të cilat do të mund të gjitha këto të vërtetoheshin”, ka thënë Drecun, transmeton RTK.
Më tutje, ai ka shpjeguar se menjëherë ka filluar punën në takimet e grupit të tij punues.
“E kemi bërë këtë pjesë të punës, i kemi dorëzuar komplet strukturën komanduese të organizatës terroriste të UÇK-së dhe dokumentet që janë pjesë e saj”, ka shpjeguar ai.
Është interesante se Milovan Drecun thotë se kishte kuptuar se Gjykata Speciale do të shkonte me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” në aktakuzat për pjesëtarët e UÇK-së, gjë e cila edhe ka ndodhur në aktakuzën e parë të konfirmuar ndaj Sali Mustafës – Calit.
“Kam kuptuar që ata, nga pamundësia, siç janë shprehur, për të bërë procedimin e të gjitha krimeve, sepse ka pasur shumë krime, do të shkojnë në variantin e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, gjë që është formuluar në këtë aktakuzën e parë të vërtetuar. Kjo disi ka kaluar pa u vënë re në opinionin publik, por që ky formulim është shumë i rëndësishëm, pra Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale ka ekzistuar”, ka thënë ai.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...