Drecun ia tërheq vërejtjen Listës Serbe

14:10 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun dhe anëtari i këtij komisioni, Mirko Krliq, i kanë tërhequr vërejtjen politikanëve të Listës Serbe që të kenë kujdes se kë do ta përkrahin për formimin e qeverisë së re.

Dy politikanët serbë kanë kërkuar nga Lista Serbe që të ketë vëmendjen për çfarë bëjnë marrëveshje dhe më pas edhe realizimin a marrëveshjeve, njofton Klan Kosova.

Ndërsa duke komentuar situatën politike në Kosovë, Drecun ka thënë se parasheh një krizë politike afatgjate në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme