Drecun e konsideron të rrezikshme vizitën e Vuçiq në Kosovë

09:46 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Shefi i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se vizita e paralajmëruar e presidentit serb, Aleksander Vuçiq është e rrezikshme pas ngjarjes tragjike të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Pavarësisht ksaj, Drecun konsideron se kjo vizitë është e nevojshme, shkruan Tanjug

“Presidenti do të jetë me popullin serb, do të tregojë se shteti i Serbisë qëndron prapa popullit serb në Kosovë, dhe t’i garantojë atyre sigurinë që Serbia mund të ofrojë, për të qetësuar tensionet që janë rritur” ka thënë Drecun.

Sipas tij qëndrimi i presidentit serb në Kosovës do të thyejë situatën dhe do të parandalojë tensione të mëtejshme./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme