Draskovic pas 20 vitesh shpalos sekretet për bobmardimet e NATO’s

13:00 | 24 Mars 2019
L G

Lideri i SPO dhe nënkryetari i qeverisë federale të RFJ-së në 1999-tën, Vuk Draskovic, ka thënë se ishte e padiskutueshme që lufta me NATO’n do të ishte shmangur nëse do të nënshkruhej një marrëveshje në Rambuje.

“Nëse Millosheviç do të pranonte versionin e parë të marrëveshjes që u ofrua, shqiptarët do të refuzonin marrëveshjen dhe do të ishin të “thyer” nga Perëndimi derisa të pajtoheshin me marrëveshjen”, ka thënë Draskovic.

“Pasi refuzoi Miloshevici, Madeleine Albright arrin e inatosur në Paris, dhe ne pastaj e marrim propozimin më të pafavorshëm për ne, por akoma më të pranueshme se sa bombat dhe humbjet e Kosovës”, ka vazhduar ai.

“Milosevici tha “Jo”, por edhe Hashimi tha “Jo”. Shqiptarët do të lëshonin pe. Bombardimet ndaj Serbisë u konvenonin atyre dhe nuk donin të ishtin pengesë për bombardimet”, ka thënë ndër të tjerash Draskovic.

Sipas tij, Richard Holbrooke kishte shkuar në Serbi dhe i kishte ofruar Milosevicit të nënshkruaj garancionin që Kosova do të ishte pjesë e Serbisë.

“Ata e refuzuan këtë. Pastaj Holbrooke i kishte pyetur: E dini çka pason? Milosevici me gjaktëftohtësi iu kishte përgjigju: E di, vijojnë bombardimet e NATO’s”, ka shpjeguar Vuc Draskovic.

Ai ka thënë se Milosovic nuk kishtë dashur marrëveshje dhe se vetëm se kishte “aktruar” që po dëshiron, kështu që për këtë arsye në Rambuje u bo negociues pa emër dhe mbriemër, pa njohuri dhe përvojë dhe vetëm Milan Milanovic do të ishte i arsyeshëm dhe i kualifikuar për negociatat, por ai nuk kishte guxuar të thoshte asgjë dhe të pranonte pa miratimin e Milosevicit.

Në pyetjen se si do të ishte e ardhmja e Kosovës, Draskovic u përgjigjë:

“Një ëshët e sigurtë- bombardimet e NATO’s nuk do të ndodhnin. Dhe sigurisht që Kosova sot do të kishtë status mbi autonominë, dhe jo statusin e një shteti të pavarur “.

I pyetur se çfarë mësoi gjatë periudhës së luftës që nuk e kishte ditur, Draskovic tha:

“Nuk e dija që civilët shqiptarë po të vriteshin dhe trupat e tyre do të dërgoheshin fshehurazi në Serbi dhe varrosen fshehurazi në bazat e policisë në Beograd, në lumenj dhe në liqene”, ka thënë Draskovic. /gazetametro.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme