Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritje Serbe, Vuk Drashkoviq, po e mbështet thirrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm për Kosovën pasi sipas tij vetëm me dialog mund të arrihet zgjidhje.
Drashkoviq ka propozuar të ketë vetëm njohje formale të pavarësisë së Kosovës derisa të pranohen të gjitha dispozitat e planit të Ahtisarit.
“Të mbrohen të drejtat e popullit serb në Kosovë, të drejtat e Kishës Ortodokse Serbe dhe të trashëgimisë sonë shpirtërore në territorin e saj. Ashtu siç thotë dokumenti i Ahtisarit ‘të gjitha kishat, manastiret si dhe pronat e Kishës Ortodokse serbe të jenë me seli në Beograd’. Komunat me shumicë serbe të kenë një qeveri autonome në njëzet juridiksione duke përfshirë gjyqësorin dhe policinë me integrim strategjik në Serbi. Gjuha serbe të jetë zyrtare në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Drashkoviq në një intervistë për ‘Telegrafin’ serb, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se kompetencat e komunave serbe dhe statuti i pronës së shtetit serb në Kosovë duhet të përmirësohen në dialogun e Brukselit.
I pyetur se çfarë do të thotë me njohjen e realitetit të Kosovës, Drashkoviq ka thënë se duhet pranuar faktin se pavarësia e Kosovës është e njohur tashmë pasi këtë e kanë bërë të ditur shumica e anëtarëve të OKB-së, BE-së, e po ashtu edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me Kartën e OKB-së e as me të drejtat ndërkombëtare.
“Ne e kemi të drejtën për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës por nuk kemi të drejtë ta hipnotizojmë popullin me gënjeshtra se Kosova nuk është e pavarur dhe e kemi fituar në 1999. Me këtë ne do ta transformojmë Serbinë në një peng të keqkuptimeve dhe miteve të Kosovës”, është shprehur Drashkoviq.
Sipas tij, në Kosovë nuk ekzistojnë ‘institucionet e përkohshme’ pasi këto janë institucione të njohura ndërkombëtarisht që nga shpallja e pavarësisë.
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...