Një persona ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Plavë të Dragashit mbrëmë në orën 19:00.
I ndjeri ishte duke ecur në këmbë kur është goditur nga vetura, drejtuesi i së cilës është dërguar në mbajtje.
“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ( këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...