“Drafti i BE-së, bazë e mirë për vazhdim të bisedimeve”, u thotë Petkoviq ambasadorëve të QUINT-it

16:53 | 10 Maj 2024
R J

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it – ShBA-së, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë zhvilluar takim me Shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në këtë takim ata kanë folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Petkoviq ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i përgatitur nga Bashkimi Evropian, përbën një bazë të mirë për vazhdimin e bisedimeve”, raporton Kosovo-online, transmeton KlanKosova.tv.

“Asociacioni është parakusht për sigurimin individual dhe kolektiv të të drejtave të serbëve, ai është mbijetesë e qytetarëve serbë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Petkoviq.

Tutje, ai ka përmendur edhe bisedimet për çështjen e dinarit, duke shtuar se Beogradi do të këmbëngulë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme