Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka marrë letrën nga Komiteti për imunizim, në të cilën rekomandohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19, për personat që janë imunodeficient.
Ministri Venko Filipçe tha se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë nga kjo javë. Ai dhe se vaksinat janë të sigurta dhe se nga më tepër se një milion të aplikuara, nuk ka komplikime serioze.
“Rekomandimi nga Komiteti për imunizim për dozën e tretë të vaksinës është për personat që janë me imunitet të komprometuar. Kjo bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore në SHBA. Rekomandimi ka ardhur sot, do të zyrtarizohet dhe gjatë kësaj jave do të fillojë zbatimi”, tha Filipçe.
Ai gjithashtu tha se personat të cilët do të kthehet nga Afganistani, do të ketë karantinë prej 14 ditëve./Telegrafi/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...