Kompania farmaceutike “AstraZeneca” sot (e enjte) foli me të dhënat preliminare nga një testim ku u konfirmua se vaksina e saj kundër Covid-19, ka krijuar rritje të antitrupave kundër variantit Omicron dhe varianteve të tjera, kur është dhënë si dozë e tretë.
Reagimi i shtuar, gjithashtu edhe ndaj variantit Delta, u vërejt në analizën e gjakut të njerëzve që më parë e kanë marrë vaksinën e kompanisë “AstraZeneca” ose të ndonjë kompanie tjetër, tha prodhuesi, duke shtuar se këto të dhëna do t’i paraqesë te rregullatorët në mbarë botën, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“AstraZeneca” e ka zhvilluar vaksinën me hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit, ndërsa studimet laboratorike që u kryen nga ky universitet muajin e kaluar zbuluan se tri doza të vaksinës së kësaj kompanie e shtojnë nivelin e antitrupave në gjak kundër variantit Omicron. / arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...