Ndaj një fëmije me sindromën Down dyshohet se është ushtruar dhunë fizike.
Kështu ka njoftuar Down Syndrome Kosova përmes një postimi në rrjetin social Facebook e cila dënoi fuqishëm aktin.
Sipas tyre, dhuna është ushtruar I.B., përfaqësues i qendrës së OPFAKOS në Pejë, përcjell Arbresh.info.
Në njoftim bëhet e ditur se vepra dyshohet se ka ndodhur në Velipojë, ku sipas DSK-së, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.
Njoftimi i plotë:
Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.
Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë aktivitet në Velipojë.
Si DSK, kemi kontaktuar prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK), prindi nuk ka pranuar të denoncoj rastin. Megjithatë për DSK-ën, çdo formë e dhunës është e papranushme dhe ne ndjejmë obligim ligjor dhe konform misionit tonë t’i marrim masat e nevojshme për trajtim të rastit. Shoqata Down Syndrome Kosova angazhohet vazhdimisht në promovimin, respektimin dhe mbrojten e të drejtave të personave me sindromë Dwën si dhe ka zero tolerancë ndaj çdo formë të dhunës ndaj komunitetit tonë. DSK dhe komuniteti i personave me sindromë Down dënon ashpër veprën e kryer nga z.I.B si dhe i bëjmë thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale. DSK është e gatshme të bashkëpunoj me institucionet në fjalë, në përputhje me Legjislacionin në Fuqi dhe Politikën për Mbrojtën e Fëmijës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...