Policia e Kosovës të martën ka arrestuar dhjetë persona nën dyshimin për korrupsion, në mesin e të cilëve ishte edhe ish kreu i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq i njohur si Braca.
Sipas dosjes së Prokurorisë, në mesin e të arrestuarve në aksionin e djeshëm është edhe krahu i tij i djathtë i Nikoliqit, Sasa Milosavljevic Drejtor i Kadastrit, në komunën e Shtërpcës, raporton arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personat e që u arrestuan në aksionin e së martës në Shtërpcë, përfshirë këtu edhe ish-kreun e kësaj komune, Bratislav Nikoliq.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve B.N.,D.R., D.M.,H.B.,S.M.,R.B., R.H.,B.I., S.S., dhe J.K, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, shkruan arbresh.info.
Ndaj të pandehurit Sasa Milosavljevic sipas prokurorisë ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011-2016, si person zyrtar, Drejtor i Kadastrit në komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-ës.
“I njëjti, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para dhe dhurata , me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare lidhur me përgatitjen e dokumentacionit për regjistrim të parcelave kadastrale, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit “nga neni 428 par.2 të KPRK-ës “, njofton prokuroria.
Po ashtu, sipas dosjes thuhet se ndaj Milosavljevicit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011-2016, si person zyrtar, Drejtor i Kadastrit në Komunën e Shtërpcë, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë para dhe dhurata me qëllim që të ushtroj ndikim të papërshtatshëm në vendimmarrjen e personit zyrtar – Drejtorit të urbanizmit, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të KPRK-ës.
I pandehuri S.M., ka poseduar armën në kundërshtimin me nenin 5 të Ligjit mbi armët numër 05/L-022, në atë mënyrë me rastin e urdhër kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një revole e tipit TT me numër serik C-102173 dhe 18 fishek dhe një pushkë gjuetie me numër serik B-21388 me 21 fishek , të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndaj të pandehurit R.F., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2012-2018 , si person zyrtar – shef i Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.1 të KPRK-ës . I njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-ës.
Kurse, ndaj R.H.,ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-ës dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-ës. I njëjti, iu ka shmangur tatimit pjesërisht pagesës së tatimit duke i prezantuar të dhëna të pavërteta në administratën tatimore, me këtë do të kryente veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-ës.
Ndaj të pandehurit B.I., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-ës, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-ës dhe veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-ës.
Ndërsa, për të pandehurit S.S dhe J.K sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se gjatë vitit 2016 në Shtërpcë kanë ndihmuar personin zyrtar në shmangien e zbulimit të veprave penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare, me këtë do të kryenin veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 138 par.1 lidhur me par.2 nën paragrafi 2.7 të KPRK-ës./arbresh.info/
LEXO EDHE
Kërkohet paraburgim ndaj dhjetë personave lidhur me rastin “Brezovica” – Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...