Dosja e çështjes kundër Gucatit dhe Haradinajt kalon te trupi gjykues më 30 qershor

19:42 | 9 Mars 2021
Arbresh.info

Gjykatës i Procedurës Paraprake, Nicolas Giju, ka vendosur që 30 qershori të jetë si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt te trupi gjykues.

Lajmi është bërë i ditur nga Dhomat e Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen për pengim të drejtësisë.

Më 8 mars 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju, caktoi 30 qershorin 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati & Haradinaj tek trupi gjykues. Pjesa tjetër e kalendarit të konsoliduar deri në përfundimin e procedurës paraprake në këtë çështje gjendet këtu“, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme