Komuna e Vitisë sot gjatë një seance solemne ka shpallur “Qytetare Nderi” ish eurodeputeten Doris Pack.
Motivi për këtë shpallje,është kontributi që ajo ka dhënë në proceset integruese dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kosovës, thuhet në komunikatën e kësaj komune, transmeton klankosova.
Në fjalën e saj të rastit, Pack deklaroi se ndjehet e nderuar me këtë çmim si dhe kujtoi vizitën e saj të parë të realizuar në Kosovë. Ajo po ashtu u shpreh se vlerëson angazhimin e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Pack foli edhe për zhvillimet aktuale në vendin tonë:
“Politikanët e Kosovës duhet të punojnë më shumë për interesa të përgjithshme të popullit e të lënë anash interesat personale. Dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të rezultojë me zgjidhje, në krijimin e një fqinjësie të mirë, por assesi të ketë ndarje të territoreve, sepse ato janë jo të favorshme për të ardhmen”, deklaroi ajo.
Ndërsa kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, atë e quajti mike të shtetit tonë:
“Deklaratat dhe qëndrimet e saj gjithnjë kanë qenë një zë i fuqishëm për mëvetësinë e popullit të Kosovës, por mbi te gjitha, ne gjithnjë do t’i vlerësojmë lart qëndrimet e saj për të drejtat parimore, qëndrime të vendosura dhe paqësore në interes të vendit tonë”, u shpreh Haliti.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA