Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, më konkretisht ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pack përmes një cicërime në Twitter, ka thënë se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.
Pack ka porositur LDK-në që të kujdeset për Kosovën, duke potencuar se Rugova do të kishte vepruar ndryshe.
“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trumpit. Unë pres që LDK-ja të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ka shkruar Pack në Twitter, përcjell Koha.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me Isa Mustafën, ka dërguar tashmë në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet e mbi 40 deputetëve, për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë pjesë e së cilës është edhe vet.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...