Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e mbajtur sot për aktakuzën me gazin lotsjellës.
Haxhiu iu drejtua sot prokurorit duke i thënë “Dorëzohu, s’është vonë”, e që kjo ka nxitur reagimin e Çitakut.
Përmes një shkrimi në Facebook, nënkryetarja e PDK-së, tha se Haxhiu dhe të tjerët që po udhëheqin shtetin të gjithë i duan të dorëzuar, shkruan arbresh.info
“Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën”, shkroi ajo.
Por kjo mendësi nuk kalon në Kosovë, tha tutje Çitaku.
Reagimi i plotë:
“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.
Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën.
Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë.
lexo edhe:
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...