Dorëzohet Vuçiq, deklarohet para takimit me Kurtin

14:33 | 2 Maj 2023
A. B.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar pak para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq përmes një video në “Instagram” ka komentuar takimin e sotëm të nivelit të lartë në Bruksel ku do të diskutohet për të zhdukurit dhe ku do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Arbresh.info

Vuçiq ka vazhduar me propagadën e njëjtë të para çdo takimi duke thënë se do të jetë e vështirë dhe se të gjithë “të mëdhenjt” e Perëndimit janë kundër tij.

“Do të jetë e vështirë. Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjt në Perëndim. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë. Më e rëndësishmja, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, me gjithë presionin. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq.

Kujtojmë se, sot në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, takim ky i pari i nivelit të lartë, pas atij të Ohrit ku u dakorduan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes.

Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është bërë e ditur se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme