Dorëzohet Qeveria Kurti, vendos flamurin e LGBTI-së në ndërtesën e Qeverisë

01:13 | 16 Maj 2020
Trina Galanxhi

Qeveria Kurti është dorëzuar. Pas kritikave dhe ankesave, ajo ka pranuar ta vendosë flamurin e komunitetin LGBTI në ndërtesën e saj.

Qeveria në detyrë fillimisht ka hezituar që ndërtesën e saj ta ndriçojë me ngjyrat e komunitetit LGBTI, për nder të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobsë dhe Transfobisë.

Organizata CSGD, nga komuniteti në fjalë, ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, pasnesër, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.

“Sot, në orët e pasditës kemi pranuar përsëri pergjigje pozitive nga zyra e Kabinetit të Kryeministit që ndërtesa e Qeverisë do të ndriqohet me 17 Maj për Ditën Nderkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobsë dhe Transfobisë – IDAHOBIT”, ka shkruar CSGD, në Facebook.

“Shpresojmë që ky vendim është final dhe të mos ndryshohet siç ndodhi disa ditë më parë”, thekson njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme