Google ADS

Dorëzohet projekt-rezoluta për shtesa për të gjithë fëmijët e Kosovës

13:05 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se sot në emër të grupit parlamentar të partisë që i takon ka dorëzuar projekt-rezolutën për shtesa për të gjithë fëmijët e Kosovës.

Sipas saj, nevojitet reformë e sistemit dhe solidaritet familjar, raporton arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e saj:

Shtesa për çdo fëmijë në Republikën e Kosovës!

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dorëzova projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës. Një nismë drejt dinamizimit të politikave familjare. Të bindur se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputetët; jo veç pse është premtim i Kryeministrit Haradinaj, por sepse ky parim i universalitetit dhe solidaritetit familjar në shtesat për fëmijë, sot është interes i përgjithshëm i Kosovës, dhe përtej kësaj e drejtë e pakontestueshme për këtë kategori.

Reformë e sistemit, solidaritet familjar. Vazhdojmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme