Fitim Thaqi, i dyshuari për sulmin e së premtes ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, është paraqitur në Polici.
Ai, në praninë e avokatit të tij, Gazmend Halilaj, është dorëzuar në Polici, gjegjësisht në Stacionin Nr. 2 të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Halilaj për Koha.net ka thënë se klienti i tij, me ta kuptuar që është duke u ndjekur nga Policia, është paraqitur vullnetarisht.
“Klienti im Fitim Thaqi, sapo ka kuptuar që rasti i ndodhur është duke u trajtuar nga organet e ndjekjes, në orën 23:00 ka vendosur t’i drejtohet organeve”, ka thënë për Koha.net, Gazmend Halilaj, avokati i tij.
Ai ka shtuar se janë në pritje nga Gjykata që të japë vendimin.
“Klienti im dhe Kajtazi nuk janë njohur më herët. Ai është dorëzuar në Polici, nuk është kapur”, ka shtuar ai.
“Unë po pres edhe nga Prokuroria që do ta lirojë. Ky vetë është dorëzuar ndërsa viktima ka marrë lëndime të lehta, për këtë arsye”, ka shtuar avokati i Thaqit.
Ndërkaq Thaqi, në deklaratën e tij të shkurtë në praninë e avokatit, e ka pranuar ta ketë sulmuar gazetarin Kajtazi, mirëpo thotë të mos ketë qenë në dijeni se kush është personi të cilin e ka sulmuar.
Ndërkaq, ka shtuar se nuk dëshiron të flas më shumë për rastin, dhe se deklaratën e plotë do ta jap në Polici.
Thaqi në këto momente gjendet brenda Stacionit Policor.
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...