Dorëzohet në polici personi që dyshohet se sulmoi gazetarin Valon Syla

18:39 | 22 Dhjetor 2020
L G

Personi që dyshohet se sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla, është vetdorëzuar në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se i dyshuari është lajmërua vet në polici sot gjatë ditës.

“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit”, ka thënë Krasniqi për arbresh.info.

Ndryshe, gazetari Syla u sulmua fizikisht paraditen e së martës në lagjen “Pejton” të Prishtinës. Sulmi është incizuar nga kalimtarë të rastit. Pamjet shfaqin gazetarin Syla të sulmuar me grushte nga një person.

Sulmuesi, siç kanë raportuar sot mediat, dyshohet të jetë Bashkim Jupa, një mërgimtar me qëndrim në Zvicër. /arbresh.info/

Të ngjashme