Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 50 vjeçarit në Bibaj të Ferizajt

19:34 | 2 Mars 2021
L G

I dyshuari për vrasjen e 50 vjeçarit në fshatin Bibaj të Ferizajt është dorëzuar sot në polici.

I njëjti, bashkë me avokatin mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Lidhur me rastin e lartëshënuar, ju njoftojmë se sot me 02.03.2021 rreth orës 17:30, B.SH.(m/Kosovar) i dyshuari i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Me urdhër të

Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë deri në kompletimin e lëndës”, njofton policia, shkruan arbresh.info.

Ndryshe, i dyshuari më 21 shkurt të këtij viti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur për parking me tashmë viktimën, rreth orës 15:30 në një pompe të derivateve në fshatin Bibaj e kishte goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Për motive ende të panjohur, i dyshuari kishte goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar), i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë ishte dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut ishte se kishte ndërruar jetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme