Një 30 vjeçar i cili ishte i kërkuar si i dyshuar për rastin vrasje në tentativë në Fushë Kosovë është paraqitur sot në polici.
Kështu bën të ditur policia me anë të një njoftimi, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 18 dhjetor të vitit të kaluar.
“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj, personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhë me datën 18.12.2023 në Fushë Kosovë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -A.Z. mashkull 30 vjeç, sot të paraqitet në polici.”, thuhet tutje.
Ndërkaq, pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK