Google ADS

Dorëzohet në polici 15-vjeçari që dyshohet se e theri për vdekje 14-vjeçarin në Prishtinë

20:56 | 1 Mars 2022
L G

Është dorëzuar në polici 15-vjeçari me inicialet E.V., i cili dyshohet se e theri për vdekje 14-vjeçarin Rijad Hyseni.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton arbresh.info.

Atij i është sekuestruar një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç, është dorëzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor. Personit të dyshuar i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

LEXO EDHE

Therje me thikë në Kodrën e Trimave – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme