Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e Muhamet Osmanit

19:06 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen e Muhamet Osmanit, 36 vjeçarit nga Mitrovica, njofton Klan Kosova.

Klani mëson se dorasi është dorëzuar sot (e premte) në mëngjes në policinë e Kosovës.

Vrasja e Osmanit kishte ndodhur në Dobratin të Lipjanit në orët e mëngjesit të së martës.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka kishte ndodhur pas një zënke në mes viktimës dhe dorasit.

Ky i fundit qysh nga e marta ndodhej në arrati, por që ishte identifikuar nga policia.

Policia ende nuk ka konfirmuar dorëzimin e dorasit.

https://youtu.be/GQjU4ksCDvE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme