Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Iviza Daçiq tha sot se do të jetë e vështirë për ta ndryshuar qëndrimin e fuqive të mëdha rreth formimit të ushtrisë së Kosovës.
Megjithatë e konsideron të rëndësishme mbajtjen e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku siç thotë ai, ato do të dëgjojnë se “kjo është një shkelje e rezolutës 1244, i vetmi dokument i vlefshëm për Kosovën”.
“Është e rëndësishme që në seancën e Këshillit të Sigurimit të ndiqet presidenti Aleksandar Vuçiq”, tha Daçiq, duke shtuar se megjithatë nuk pret ndonjë vendim.
“Megjithatë, është e rëndësishme të dëgjohet zëri i Serbisë dhe të dënohen këta njerëz dhe aktivitetet e Prishtinës, një dekadë pas shpalljes së një anshme të pavarësisë”, tha Daçiqi, duke shtuar se pa mbështetjen ndërkombëtare Kosova nuk do të ekzistonte.
Ka akuzuar se në “Qeverinë e Kosovës ka njerëz të njohur për krime lufte”.
I pyetur rreth “ofertës së Brukselit” drejtuar Kosovës që të heqë taksën 100 për qind për mallra nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, në këmbim që Kosova të prezantohet në CEFTA si Kosovë*, dhe jo si UNMIK, Daçiq tha se kjo “është çështje për Prishtinën”.
“Ata që e kanë bërë këtë taksë duhet ta tërheqin, dhe le të lëvizin në këtë drejtim”, ka thënë Daçiq.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...