Zëdhënësja e PDK-së në Podujevë, Valë Rudari, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që kishte në këtë subjekt.
Ajo në reagimin e saj thotë se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me mungesë vetëbesimi, por për shkak të kërcënimeve, mosmbështetjes dhe provokimeve profesionale.
”Unë, Valë Rudari, anëtare e kryesisë së Degës në Podujevë, zëdhënse e partisë, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me mungesë vetëbesimi apo dorëzimi nga situatat në të cilat kalova në kryesi, por kjo është shkak i kërcënimeve, mosmbështetjës, provokimeve profesionale e personale nganjëherë si nga ana e Degës së Podujevës dhe e Qendrës”.
Lidhur me këtë vendim të saj, Valë Rudari nga Facebook-u ka hedhur edhe akuza ndaj disa zyrtarëve të PDK-së duke përmendur se ka pranuar kërcënime edhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Floretë Zejnullahu.
”Akuzoj në mënyrë të drejtpërdrejt Betim Gjoshin me ekipin e tij në promovimin e kandidatit Naim Fetahu, me sjellje jonjerëzore ndaj meje.
Deputeten Floreta Zejnullahu, me sjelljen me nivelin më të ulët që mund të ketë një deputete dhe me kërcënime serioze.
Akuzoj Kryetarin e Shtabit të partisë Skender Murati, që nuk ofroi mbështetjen e duhur bashkë me shtab për një vajzë të re, të devotshme, punëtore dhe që mendon më zë, që partia të përmirësohet.
Uroj dhe shpresoj që femrat të kenë mbështetje maksimale në ane morale dhe profesionale, të u krijoni rreth si në familje se ashtu e konsideroja Partinë Demokratike, vendin ku kam lindur Llapin, dhe, bashkëluftëtarët e babait tim. Përkundrazi ju luftuat për të më shuar ëndrrën për të derguar partinë përpara për një të ardhme të ndritur.
Nuk i dorëzohem Rrustem Mustafës, që më detyroi të ngrihem nga tavolina, nuk i dorëzohem Floretë Zejnullahut që axha i tij lëkundet në eshtra kur flet ajo, nuk lëkundem e nuk dorëzohem as kur mbështetja përgjatë presioneve dhe kërcënimeve më mungon nga kryetari i Degës Naim Fetahu.
Duke ju uruar fitore, do të doja të thoja dhe të jepja dorëheqje e kënaqur dhe krenare që ju njoha por ndoshta më mirë kishte me qenë të ju njihja vetëm nga rrëfimet e babait.
Kujdesuni për gratë e sidomos vajzat e reja punëtore ato jane e ardhmja e vendit. Do të punoj për vete të kontriboj me mirësi, drejtësi e barazi për të gjithë padallim.
Me vjen keq që mendova se do e gjej në Partinë Demokratike, më vjen edhe më shume keq qe nuk e gjeta tek njerëzit qe ishin prijës të luftës por heshtës në paqe. Faleminderit të gjithë atyre që kaluam çaste te mira dhe me buzëqeshje.
Partia Demokratike do të mbetet partia e parë dhe e fundit, por, për të kontribuar na duhen reforma te thella.
Me respekt, Valë Rudari”.
U raportua ditë më parë se kishte pasur fjalosje mes Rudarit dhe Zejnullahut ku dyshohet se e gjitha nisi gjatë kohës kur përfaqësues të shtabit të partisë po mbanin mbledhje për procesin zgjedhor.
Situata kishte eskaluar deri te momenti kur sipas Rudarit, deputetja Zejnullahu e kishte kërcënuar me fjalët ‘Të çmontoj, a e di me kë ke punë?’.
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja