Nënkryetarja e Bordit të RTK-së, Albulena Mehmeti, ka reaguar pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Bordit, Besnik Boletini dhe ish- anëtares, Arta Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehmeti tha se ata nuk ka dhënë dorëheqje ashtu siç ia kërkon Ligji i RTK-së, pasi anëtarët e Bordit mund të japin dorëheqje duke e njoftuar me shkrim atë organ, të paktën, tre muaj përpara, shkruan Arbresh.info.
“Ish-kryesuesi i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, paraqiti publikisht disa pretendime lidhur me qëndrimet për publikimin e një lajmi në televizionin publik, por faktikisht nuk ka dhënë dorëheqje ashtu siç ia kërkon Ligji i RTK-së, që anëtarët e Bordit mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim Bordin të paktën tre (3) muaj përpara. Pra, Boletini njoftoi publikun me shkrim, por jo edhe anëtarët e Bordit”, ka shkruar ajo.
Ajo theksoi se vlerësimet dhe sulmet nga vet anëtarët e Bordit për stafin dhe politikën editoriale të RTK-së janë, në thelb, absurde dhe të papranueshme.
“Ish-kryetari i Bordit ka shantazhuar pa ndërprerë në mënyrë të paprecedentë këdo që të realizonte kërkesat e një portali mediatik privat, e jo standardet profesionale. Në asnjë çast brenga e të dy anëtarëve nuk ka qenë RTK, por karriera e tyre personale. Dua t’ju them atyre dhe kujtdo që qëndron pas tyre se si nënkryetare e Bordit nuk do të lejoj në asnjë rast të cenohen profesionistët, të cilët punojnë për RTK-në me përkushtim dhe japin gjithçka pa asnjë rezervë”, shton tutje ajo.
Mehmeti thotë se televizioni publik duhet që sa më parë të avancojë stafin dhe të plotësojë nevojat, deri sa ka pyetur se cilat janë motivet e largimit të tyre nga Bordi i RTK-së.
“Për motivet e vërteta duhen pyetur ata. Po për sa i takon çështjeve brenda RTK-së mund të them me bindje të plotë se RTK i ka të gjithë instrumentet si institucion i madh publik që çdo proces të vetin ta përmirësojë, përshtasë, transformojë apo ngrejë në një nivel më të lartë profesional”, shkroi mes të tjerash Mehmeti./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...