Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës.
Ai përmes Facebookut ka postuar një fotografi të Ramush Haradinajt ku ka shkruar se a janë të kënaqur hastretxhinjtë e LDK-së e të VV-së.
“A u knaqët ju hastretxhinjë të LDK-së e të VV-së, ju analistë e banalistë të shumë portaleve, ju fyes e mohues të vlerava të lirisë, ju nostalgjikë të së kaluarës, ju argatë të dreqit e të birit por kurr e vendit tuaj”.
Koci është shprehur se të gjithë ata do ta kenë të shkurtë këtë kënaqësi të shkurtër për ftesën nga Haga ndaj Ramush Haradinajt.
“Të shkurtë do ta keni knaqësinë. Çlirimtatët nuk mposhtën.Çlirimtarët gjithmonë dalin fitimtarë”. Ka shkruar Koci.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...