Google ADS

Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, 83 lëndë barten nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në gjykatat tjera

15:13 | 26 Shkurt 2023
A Z

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që 83 lëndë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të barten në gjykatat tjera Themelore të Kosovës.

Lëndët në fjalë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, janë bartur në Gjykatat Themelore në Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajmi për “Betimi për Drejtësi” është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Sipas KGJK-së, në këtë bartje janë përfshirë të gjitha natyrat e rasteve gjyqësore, duke përjashtuar rastet e krimeve të luftës.

Ndërsa, në lidhje me periudhën e bartjes së lëndëve në fjalë, KGJK ka njoftuar se do të bëjë një analizë lidhur me ngarkesën e lëndëve dhe numrin e gjyqtarëve në gjykatat dhe departamentet e caktuara, ku lëndët janë bartur dhe do të veprojë sipas nevojës.

Ndryshe, pas dorëzimit të dorëheqjeve nga gjyqtarët e komunitetit serb të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kjo e fundit në bashkëpunim me KGJK-në kanë krijuar planin e përkohshëm të veprimit, pas rrethanave të krijuara.

Ky plan i përkohshëm i veprimit për vazhdimin e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj, përmban disa pika, dukë përfshirë edhe identifikimin e lëndëve për bartje në gjykata të tjera.

Të ngjashme