Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po diskutohet për raportin tre mujor për Kosovën. Me këtë rast, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka folur për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe dorëheqjen e prokurorit, Elez Blakaj, si dhe miratimin e projektligjeve të FSK-së.
“Dorëheqja e prokurorit të Kosovës për shkak të pretendimeve të caktuara ka prekur besimin për paanshmërinë e gjyqësisë. Luftimi i krimit dhe korrupsionit kërkon përpjekje të vazhueshme”, tha ai.
Tutje, Tanin tha se përspektiva evropiane vazhdon të jetë motiv për të dyja palët.Ai shtoi se mbështetja ndërkombëtare është shumë e rëndësishme për Kosovën.“Konteksti i gjerë i dialogut politik, është i ndikuar nga moszgjidhja e këtyre çështjeve. Përspektiva evropiane vazhdon të jetë motiv i të dy palëve. Mbështetja ndërkombëtare është e rëndësishme për Kosovën. Komisioni Evropian ndërmorri një hap të rëndësishëm për liberalizimin e vizave”, tha ai.
Ai foli edhe për miratimin e tri projektligjeve për FSK-në për të cilat tha se duhet të trajtohen me kujdes të veçantë.“Miratimi i tri draftligjeve për FSK-në ka shkaktuar tensione të reja. Kjo çështje duhet trajtuar me kujdes të veçantë që rezultatet të jenë në kuadër të kornizave ligjore”, ka thënë ai”, tha ai, shkruan lajmi.net.
Shefi i UNMIK-ut foli edhe për themelimin e Asocacionit, si një marrëveshje e cila duhet zbatuar nga Prishtina.
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj