Google ADS

Dorëheqja e 3 serbëve nga Policia e Kosovës, Hovenier: Po e vëzhgojmë nga afër situatën

15:46 | 17 Gusht 2023
E.G

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka thënë se SHBA-ja ndan të njëjtat shqetësime me Bashkimin Evropian lidhur me dorëheqjen e tre pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se Policia e Kosovës ekziston që t’I shërbejë të gjitha komuniteteve në Kosovë teksa shtoi që oficerët duhet të mundësohen që të punojnë pa frikësime.

“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime.”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Tutje ai u shpreh se është duke parë nga afër zhvillimet.

Lidhur me këto dorëheqje ka reaguar edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Barbaro duke u shprehur i shqetësuar, teksa shtoi se përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë./Arbresh.info

Lexo edhe:

Dorëheqja e tre policëve të rinj serbë, shefi i EULEX-it: Duhet t’i kontribuojnë komunitetit të tyre

Të ngjashme