Dorë për dore me Biden, Osmani: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

Presidentja e vendit Vjosa Osmani po qëndron në New York, atje ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Në vazhdën e takimeve e para e vendit është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë.