Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi i ka bërë thirrje publike PDK-së që të pajtohet me humbjen dhe t`i lëshojë rrugë përparimit të vendit.
Ajo në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se PDK sot nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës sepse ajo gjithmonë i bojkoton institucionet kur nuk arrin t`i imponojë rregullat e veta.
“ Ecuria e sotme në kuvend nuk do koment, ka qenë çdo gjë shumë e qartë, sot shumë gjëra nuk ka qenë vështirë të kuptohen, nga bojkoti i PAN-it deri në votimin pro panit të Listës Serbe! Arsyeja e vetme që PDK nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme është se kjo parti që nga mbarimi i luftës i ka bojkotuar institucionet sa herë që nuk ka arritur të imponoj rregullat e veta! Ata thjesht nuk kanë qenë asnjëherë të gatshëm të pranojnë realitetin e aq më pak humbjen, Unë i ftoj publikisht që të pajtohen me realitetin e ri të krijuar dhe për herë të parë të japin kontribut për vendin sepse deri më tani kanë dhënë kontribut vetëm për klanin PRONTO”, ka thënë ajo.
Sipas Kadaj-Bujupit, Vetëvendosje nuk është pro zgjedhjeve të parakohshme për shkak se Kosova ka nevojë për institucione.
Megjithatë, ajo ka shtuar se nëse nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve, atëherë Vetëvendosje nuk do të kundërshtojë meqë janë të bindur se do të jenë fitues absolut.
“Ne nuk jemi për zgjedhje të reja sepse vendi ka nevojë për institucione, vetë po e shihni kaosin në ndërmarrjet publike, vendi do një qeverisje të re vendi do qeverisje të mirë, prandaj duhet të pranohet realiteti, mirëpo nëse çdo opsion dështon atëherë ne jemi më të gatshëm se çdo parti tjetër për zgjedhje të reja nga të cilat jam shumë e sigurt se do të arrijmë rezultate të cilat do të tejkalojnë çdo mundësi të një ngërçi institucional ngase ne do të jemi fitues absolute”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Ajo e ka quajtur Kadri Veselin figurë të “Klanit Pronto”, për të cilin ka shtuar se nuk mund të prodhojë asgjë të mirë për vendin e vet.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...