“Na keni lodhë, edhe ne kemi emra të familjeve tuaj të punësuar në Telekom”
Kështu i është drejtuar deputetëve të opozitës, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, shkruan arbresh.info.
Ajo duke pranuar se kanë punësuar familjar në Telekom ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria të nis hetimet.
“Po bre 4-5 anëtarë të familjeve tona janë punësuar, le të fillon prokuroria hetimet nëse ne kemi ndikuar në ato punësime”, ka thënë ajo.
Kadaj ka shtuar gjithashtu se janë lodhur nga akuzat se janë kriminel.
“Edhe ne jemi lodhë duke dëgjuar akuzat se jemi kriminel dhe kemi punësuar anëtarë në Telekom. Meqë keni filluar edhe ne kemi emra dhe mbiemrat ë të gjitha familjarëve tuaj, djemve, burrave, grave, kunetërve”, ka shtuar ajo.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekom./Arbresh.info/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...