Donika Kadaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj

12:01 | 7 Janar 2018
M. A.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kada- Bujupi përmes një statusi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, që dikur e quante lider.

Ajo këtë reagim e ka bërë pasi që në media të shtunën është raportuar se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza nga SHBA./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

Nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të Kryeministrit, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes. Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-të në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtet-formuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ide të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme