Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani” se është ndier e fyer nga ish-kolegia partiake, Albulena Haxhiu, nga VV, pasi ajo i ka thënë se “është shitur”, duke kaluar në AAK.
“Asnjëherë në karrierë, asnjëherë në jetë, nuk kam replikuar ndaj fyerjeve të bëra ndaj meje”, është shprehur Kadaj-Bujupi, duke iu referuar deklaratës së Haxhiut.
“Unë i respektoj edhe mendimet ndryshe, nuk replikoj asnjëherë ndaj fyerjeve, kështu do të veproj edhe në të ardhmen”, ka theksuar ajo në T7.
Kadaj-Bujupi ka thënë se Haxhiun e konsideron mike.
“Kemi kenë mike edhe më herët. Besoj se kështu do të mbetet edhe në të ardhmen”, është shprehur ajo.
Deputetja e AAK’së ka thënë se nuk i është premtuar asgjë për t’u kthyer në partinë e Ramush Haradinajt.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok