Donika Kadaj Bujupi: Takimi i nesërm Haradinaj-Merkel, kundër ndarjes së Kosovës dhe për liberalizim të vizave

18:46 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka deklaruar se takim i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka për qëllim liberalizimin e vizave dhe është kundër ndarjes së Kosovës.

Ajo tha se takimi i nesërm në mes tyre është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Tutje ajo shtoi se kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë, politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit.

Postimi i plotë:

TAKIMI HARADINAJ-MERKEL : KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS DHE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE.
Takimi i nesërm i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Kancelarën gjermane Angela Merkel në Berlin është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës.
Mbrojtja e kufijve të Kosovës rezulton së shpejti edhe me heqjen e barierave kufitare në lirinë e lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave, me liberalizimin e vizave.
Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euro-atlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët.
Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme