Donika Kadaj- Bujupi premton reforma pensionale

00:30 | 15 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Kandidatja për deputete nga AAK, Donika Kadaj- Bujupi është zotuar për reformë pensionale.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se me Qeverinë e re Haradinaj, do të zgjidhen problemet e pensionistëve.

“Pas 6 tetorit, me Qeverinë Haradinaj, do të themelohet një komision i veçantë për të hartuar atë që do të quhet Kodi Pensional i Kosovës, përmes të cilit do të definohen qartë skemat pensionale, do të unifikohet sistemi, do të eliminohen padrejtësitë ndaj përfituesve meritorë dhe njëkohësisht do të kursehen mjete nga skemat e ngatërruara që aplikohen tani”, ka shkruar ajo.

Shënimi i plotë:

Reformë Pensionale me Qeverinë 100%

Baca Baki nga fshati Kotlinë i komunës së Kaçanikut, është baba i një martiri të Kosovës. Sikur të mos i mjaftonte dhimbja për djalin që Kosovës ia bëri shërbimin më të madh, atij i rëndohet edhe gjendja ekonomike nga vendime burokratike, të pamenduara mirë nga funksionarët që i patën vendosur në Qeverinë Mustafa.

Tash e disa vite, Baca Baki, si pensionist me moshë, e ka të pamundur ta gëzojë të drejtën e pensionit kontributdhënës, për arsye të një udhëzimi administrativ që ndalon marrjen e pensioneve të dyfishta. Tani merr vetem pensionin e destinuar për familjet e dëshmorëve. Kjo është e padrejtë, ngase atij i mohohet e drejta në pension për të cilin ai ka kontribuar në vitet e tij të gjata të punës. Pra, nuk i kthehen paratë që shteti ia kishte marrë për t’ia ruajtur për ditët e pleqërisë.

Koalicioni AAK-PSD ka në program qeverisës zgjidhjen e këtij problemi. Pas 6 tetorit, me Qeverinë Haradinaj, do të themelohet një komision i veçantë për të hartuar atë që do të quhet Kodi Pensional i Kosovës, përmes të cilit do të definohen qartë skemat pensionale, do të unifikohet sistemi, do të eliminohen padrejtësitë ndaj përfituesve meritorë dhe njëkohësisht do të kursehen mjete nga skemat e ngatërruara që aplikohen tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme