Sot një tubim zgjedhor të degës së këtij subjekti politik në Prizren, ku është zgjedhur Haxhi Avdyli kryetari i partisë “Guxo” të Prizrenit.
Pjesë e këtij Kuvendi ishte poashtu edhe ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz, e cila theksoi para të pranishmëve se më së pari vie shteti dhe pastaj partia, përcjell arbresh.info.
“Nuk e kanë pritur organizmin tone. Kanë menduar që ajo përpjekje politike e fillimit të vitit 2021 e identifikuar me presidenten Vjosa Osmani ishte për një palë zgjedhje dhe sa për të kryer radhën. Por edhe atëherë edhe sot themi: një herë shteti pastaj partia”, tha Gërvalla.
Ndërsa gjatë fjalimit të saj, theksoi se partia “Guxo” nuk ishte partia e cila ishte formuar në vitin 2020, po ishte formuar kohë më parë brenda LDK-së.
“Çdo lëvizje e suksesshme politike nuk lind sot për nesër. Lista Guxo nuk ka lindur në nëntor të 2020, ka lindur vite më parë, pa ja ditur emrin as ne, ka lindur si lëvizje brenda LDK-së.”- ka thënë Gërvalla. /arbresh.info/
Maqedonci: Thellimi i bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s, prio...
“Vera do të bartej në nëntor”, ndryshimet e pabesueshme nëse...
Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregon...
Sarrazin folës në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar
“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”, reagon Maestro: Hodha në...