Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova ka komentuar marrëveshjen “sekrete” në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në lidhje me praninë e FSK-së në veri.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se duhet të ngrihet dyshimi nëse duhet besuar një presidenti që sipas tij ka qenë i gatshëm të bëj marrëveshje të fshehta anti-kushtetuese, shkruan arbresh.info.
Sallova ka shtuar gjithashtu presidenti duhet të izolohet nga dialogu me Serbinë, dialogu duhet të jetë vetëm në dorë të qeverisë dhe kuvendit
“Nuk është puna se a duhet shkarkuar Thaçi, sepse një Gjykatë Kushtetuese kredibile pa dyshim do ta gjykonte si antikushtetuese një marrëveshje që ia cungon shtrirjen e veprimtarisë një institucioni që me kushtetutë vepron në gjithë territorin e shtetit. Nuk është puna as se a duhet që Kosova të vendosë dërgimin e FSK-së sot në veri, sepse aq dëme sa kanë bërë me negociata qeveritë e kaluara, duke e çuar gjithnjë e më shumë drejt autonomisë etnike pjesën veriore sa që sot edhe me forcën e Amerikës edhe do të jetë e vështirë sanimi i dëmeve politike e kushtetuese që ia kanë shkaktuar shtetit të Kosovës marrëveshjet e Brukselit. Puna është se a mund t’i besohet më tutje një presidenti të tillë që ta përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë kur ai ka qenë i gatshëm të bëj marrëveshje të fshehta anti-kushtetuese, ka nënshkruar pafund marrëveshje që kanë çuar në dezintegrimin e serbëve nga shteti i Kosovës, duke e etnizuar sistemin gjyqësor dhe policinë në veri, duke nënshkruar Asociacion me kompetenca antikushtetuese ekzekutive, si dhe është shprehur i gatshëm të bëjë kompromise të tjera kundrejt Serbisë. Çfarë kompromisesh tjera janë këto që Thaçi është shprehur i gatshëm se do t’i bëjë? Kjo është çështja. Ky president duhet të izolohet nga dialogu me Serbinë. Dialogu duhet të jetë vetëm në dorë të qeverisë dhe kuvendit!”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
EKSKLUZIVE/KFOR-i e “rehaton” Albin Kurtin: Pa lejen tonë FSK-ja nuk shkon në veri
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...