Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala ka bërë vlerësime maksimale për personalitetin e Ibrahim Rugovës duke dhënë detaje edhe për bindjet e tij fetare.
Don Shan Zefi ka thënë se në vitin 1993 pas vizitës që bashkë me Rugovën kishin bërë në Vatikan, ky i fundit i kishte premtuar ndërtimin e një katedrale në qendër të Prishtinës që u bë realitet pas luftës.
Ai thotë se Ibrahim Rugova aq shumë i donte lidhjet me perëndimin sa edhe vet Gjergj Kastrioti, përcjell Telegrafi.
Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë thotë se Rugova në letrën e tij dërguar Papës i përmendte vrasjet dhe dhunën ndaj shqiptarëve që po bëhej nga Serbia.
Don Shan Zefi thotë se Rugova krishterimin e ka pasur nëpër kishte dhe kishte “pagëzim kulturor” por jo liturgjikë.
“Pagëzim kulturor kishte edhe me Pjetër Bogdanin. Në Paris ka mbrojtur disertacionin e dokoraturës me Bogdanin, dhe ai ishte i mishëruar me Imzot Pjetër Bogdanin. Ai e ka njohur rolin e Kishës Katolike. Nëse duhet të jemi të sinqertë ai e ka adhuruar Kishën Katolike. Ka pasur respekt të thellë për Selinë e Shenjtë. Letrat e tij kanë filluar dhe përfunduar me Papën”.
Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë thotë se nuk mund të flet për pagëzimin liturgjik të Ibrahim Rugovës por sipas tij ai kishte pagëzim kulturor.
“Adnan Merovci thotë se ka vdekur si mysliman? Nuk dua të polemizoj me Adnanin por se ka qenë shpirti i tij katolik, këtë se mohon as Zoti. Rugova kurrë nuk ka vdekur si mysliman. Unë kam qenë edhe në varrimin e tij pasi kam qenë anëtar i këshillit të varrimit dhe aty është thënë se Rugova nuk shkon as si mysliman e as si katolikë por si burrështetas. Ka pasur edhe mbështetjen time. Pasi është kryer varrimi hoxhallarët kanë bërë ato lutjet e tyre dhe janë shpërndarë në popull”, tha ndër të tjera Don Shan Zefi.
Ismajli në formacionin e muajit në Serie A
Pacolli: Ibrahim Rugova, një lider i vërtetë që udhëhoqi me ...
Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë
Ministri Aliu jep detaje të reja për vilën e Radoiçiqit
Balluku i përgjigjet akuzave për portin e Durrësit: Ata që k...
Driloni-Xhenetës: Mas Big-ut vi të marrë e flasim shlirë, e ...