Myftiu Naim Tërnava ka pritur në Bashkësin Islame të Kosovës përfaqësuesin e Ipeshkëve të Kosovës, Don Lush Gjergjin me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ipeshkvi Gjergji në emër të Kishës Katolike ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit
“Jemi këtu për të përcjellë në emër të Kishës Katolike, Ispeshkvisë, së pari myftiut dhe BIK-ut, miqve, dashamirëve dhe motrave dhe vëllezërve, urimet më të përzemërta për këtë festë. Flijimi dhe vuajtja janë kapitali ynë. Kemi vuajtur dhe pësuar gjatë shekujve dhe është mrekulli e Zotit mbijetesa jonë. Atë që vuajmë ne si besimtarë ia paraqesim Zotit dhe prandaj besojmë në të. Dhashtë Zoti që flijimet e të parëve tanë, t’i pranojë i madhi Zot. Urojmë që ta vlerësojmë urinë e jashtëzakonshme që vjen nga Zoti dhe të flijohemi dhe të dhurohemi për të mirën e përbashkët”, është shprehur Gjergji./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës