Reforma zgjedhore po cilësohet si një nga hapat më të rëndësishëm në vend nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje
Ky proces i nisur tashmë e një dekadë ende nuk ka marrë epilog që sipas organizatave joqeveritare dhe analistëve ka stagnuar për shkak të mosvullnetit nga subjektet politike.
Në një përgjigjeje për arbresh.info, Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se vazhdimisht janë interesuar që rekomandimet e Bashkimit Evropian ti adresojnë sa i përket administrimit të zgjedhjeve në Kosovë.
“Ne vazhdimisht kemi qenë të interesuar për të adresuar rekomandimet e vëzhguesve të BE-së, të cilat do ta forconin procesin e administrimit të zgjedhjeve, si dhe krijimin e mundësive reale e efektive që mërgata të realizojë të drejtë kushtetuese të votës, duke ju mundësuar votim në ambasada e konsullata”, tha Rrustemi.
Tutje Rrustemi po ashtu tha se i takon rëndësisë së veçantë që Kuvendi i Kosovës të plotësojë e ndryshoj ligjin për zgjedhje, e në këtë formë të saktësohet edhe votimi për mërgatën.
“Është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të plotësojë e ndryshoj ligjin për zgjedhje dhe kësisoj të forcojë kapacitetet e organizimit të zgjedhjeve, të rrisë transparencën e saktësinë e numërimit si dhe votimin në ambasada e konsullata për mërgatën”, deklaroi Rrustemi.
Arbresh.info ka tentuar të flas edhe me përfaqësues të partive opozitare se çfarë mendimi ndajnë për reformën zgjedhore por që nuk kanë dhënë përgjigjeje.
Analistit politik, Nexhmedin Spahiu, për arbresh.info tha se medoemos duhet të ketë një reformë zgjedhore në mënyrë që të ketë një sistem të hapur të kombinuar.
“Një reformë zgjedhore duhet në kuptimin që sistemi zgjedhor do të ndryshoje nga sistem që është i hapur proporcional në një sistem të hapur të kombinuar maxhoritar- proporcional me proporcione 60 me 40, ku 60 deputet kishin mu zgjedh në dy runde nga 60 zona zgjedhore në Kosovë, kurse 40 deputet nga lista e partive me një renditje të hapur ku do të zgjidheshin deputetë nga partitë e caktuara në bazë të rezultateve që nuk kanë fituar në mënyrë të drejtpërdrejt në zonë por që kanë marr më së shumti vota nga kandidatët e tjerë në zona. Ky kish me qenë sistemi më adapt karshi konstruktit mental të shoqërisë kosovare, kish me pas një prezantim më adekuat prej gjitha zonave të Kosovës e jo siç është sot ku disa zona të mos kenë asnjë deputet edhe njëkohësisht kish mu ruajt edhe deri diku përfaqësimi partiak në parlament”, tha Spahiu.
Spahiu tha se e mira ë këtij sistemi të kombinuar qëndron në atë se deputeti i zgjedhur nga zona në fjalë do të lidhte atë direkt me zonën.
“Ky ndryshim çfarë unë po propozoj nuk u leverdisë liderëve të partive politike, sepse deputet e zgjedhur direkt nga populli janë më të pavarur nga shefi I partisë. Pra 60 deputetë zgjidhen direkt nga populli, 40 deputet përmes listës proporcionale korrektuese dhe 20 janë për vendet e garantuara për minoritete. E mira e një sistemi të zgjedhjeve të kombinuara është se deputeti lidhet drejt me zonën edhe secili deputet që është zgjedhur nga zona kish me pas zyrën në zonën ku është zgjedhur dhe ai me u marr me hallet dhe problemet e zonës se e cila e ka zgjedhur”, tha Spahiu.
Me një formë të tillë zgjedhore sipas Spahiut do të ulej ndikimi i liderëve politik.
“Ndikimi i liderëve partiakë do të zvogëlohej dhe do të rritej autoriteti i deputetëve sepse ndryshe është kur je në listën që përcakton një zonë të caktuar ndryshe kur je në grumbullin e listës që ka përcaktua lideri partiak”, deklaroi Spahiu.
Për një gjë të tillë ka reaguar edhe koalicioni i OJQ-ve, Demokracia në Veprim ku ka kërkuar që Kosova të nisë me reformën zgjedhore, që sipas tyre ky proces i cili ka nisur tash e një dekadë nuk ka arritur të përfundoj si shkak i mungesës së vullnetit politik.
“Meqenëse vendi nuk do të ketë cikël të rregullt zgjedhor për edhe rreth tri vite, konsiderojmë se tash është koha ideale për inicimin e diskutimeve për fillimin e një procesi përmbajtjesor të reformës zgjedhore, duke rishikuar në tërësi legjislacionin zgjedhor. Draftimi i një kodi zgjedhor, i cili do të përfshinte të gjitha aspektet e çështjeve zgjedhore duhet të merret seriozisht në konsideratë, si mënyrë e shpërfaqjes së vendosmërisë për t’a shtyrë përpara reformën zgjedhore. DnV vlerëson që ky proces, i cili është i një rëndësie shumë të madhe për vendin, duhet të jetë i bazuar në parime dhe vlera të cilat garantojnë zbatueshmëri të tij në praktikë dhe reflektojnë pajtueshmëri të gjerë të publikut”, thuhet në reagimin e tyre.
Kujtojmë që reforma zgjedhore disa herë ka qenë kërkesë edhe e Bashkimit Evropian tash e një kohë të gjatë.
“Zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021 ishin të administruara mirë, transparente dhe konkurruese, pavarësisht disa mangësive, por forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional mbi fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike mbetet një fushë ku duhet të kryhen reforma të thella” thuhet në raport./arbresh.info/
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...