Orët mësimore duhet të zëvendësohen, për shkak që kanë humbur shumë dhe kanë mbetur shumë mbrapa, kështu thotë një prind për arbresh.info lidhur me gjendjen momentale në sektorin e arsimit për shkak të grevës.
V.G shton se që kur ka filluar djali i saj shkollimin që nga klasa e parë asnjëherë nuk ka filluar mësimin nga 1 shtatori.
“Djali im pritet të fillojë klasën e gjashtë, e asnjëherë prej kur ka filluar shkollimin që nga klasa e parë nuk e ka nisur nga 1 shtatori’, u shpreh ajo.
Sa mund të ndikojë kjo grevë e cila ka filluar nga 25 gushti tek fëmijët, ajo mendon se po ndikon shumë keq, pasi që fëmijëve po ju humb edhe motivi për mësim.
V.G uron që sa më shpejt të përfundojë greva dhe fëmijët të kthehen në bankat shkollore.
Ndërsa, Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve thotë se për këtë çështje jemi duke pritur një ftesë nga Ministria e Arsimit.
Demi për arbresh.info shprehet se si Këshill ata do shqyrtojnë opsionin i cili është më i favorshëm për prindërit dhe fëmijët.
Në rast se do të ketë vendime të njëanshme, ai thotë se do t’i shqyrtojmë e më pas do të dalim me deklaratë, por që i qëndrojnë mbrapa deklaratës për mos të mbajtur mësimin në fundjavë e në pushimin pranveror e atë dimëror.
“Nëse ka vendime të njëanshme, ne do t’i shqyrtojmë dhe do të dalim me deklaratë. Parimisht i qëndrojmë mbrapa deklaratës për të mos mbajtur mësim në fundjavë, në pushim dimëror e pranveror”, deklaroi Demi.
Ndërsa njohësi i Arsimit, Argjend Osmani mendon se gjithë ato orë të humbura do të jetë e vështirë për tu zëvendësuar në mënyrë efektive, sidomos në këto rrethana në të cilat gjendet niveli i arsimit në Kosovë.
“Orët e humbura mendojë se është vështirë të zëvendësohen në mënyrë efektive, sidomos në rrethanat dhe kushtet në të cilat gjendet sot arsimi” , shprehet Osmani për arbresh.info.
Ai shton gjithashtu se si Qeveria nuk është duke e marr me seriozitet grevën në arsim, dhe sa më shpejt duhet të reflektojë pasi humbja e orëve është shqetësuese.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shprehur qëndrimin se deklaratat e SBAShK-ut për mos zëvendësimin e 580 mijë orëve të humbura është mjaft shqetësuese.
Kujtojmë se greva po vazhdon akoma, dhe se Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka ripërsëritur shumë herë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre, për të marrë 100 euro pagë shtesë deri në miratinine Ligjit për pagat në sektorin publik. /arbresh.info/ Kujtesë Berisha/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...